Kumanovë, lokomotiva godet veturën
Në hekurudhën në fshatin Rramanli të Kumanovës....

Në hekurudhën në fshatin Rramanli të Kumanovës derisa një Lokomotivë ka qenë në lëvizje ka goditur një veturë. Rastin përmes një njohtimi të shkurtër e konfirmon edhe SPB e Kumanovës.
“Sot rreth orës 12.48 minuta është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Rramanli mes një lokomotive dhe një veture. Organet e hetuesisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimert për zbardhjen e rastit “ thuhet në njohtimin e SPB të Kumanovës.
Ndërkaq nga spitali i Kumanovës na njohtuan se pas ndihmës së ofruar, dy të lënduarit, janë në gjendje jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në repartin e traumatologjisë në Shkup.
Në vendin e ngjarjes ndodheshin banorë të fshatit, të cilët para kamerës tonë shprehën revoltën për aksidentet e shpeshta në këtë vend, ku edhe para 6 muajsh një person humbi jetën. Ata thonë se shkaktar i aksidenteve është ,mos vendosja e rampës në këtë kalim.
“I kemi dy të lënduar dhashtë Zoti e i shëron, këto raste po na ndodhin thuj se çdo ditë kemji bë ankesa e lutje për me vendos rampa, ne dojm rampa e jo kamera, fjala se paskan punu semaforat, si mundet të na argumentoje se ka punu ai semafor, kemi 100 apo 200 fëmij që çdo ditë kalojnë këtë kalim, fëmija nuk e shef semaforin e nuk e shef trenin, jemi kundër kamerave, kamerat I kanë vendosur me na pa se sip o na mbyt treni”, - tha mes tjerash një banor i fshatit Rramanli – Kumanovë.
“Vetëm të mbytur kemi 5-6 veta këtu në këtë kalim, te rampa lart atje 3 përnjëher, posht atje une 1 cka e di, por ka edhe më shumë nuk më kujtohet tash, këtu para 6 muajve njeriu është mbytë edhe prap se prap askush nuk merr masa ”, tha një banor tjetër i fshatit Rramanli.
Banorët e Rramanlisë në shenjë revolte së shpejti paralajmërojnë nisjen e protestave.
“Shteti nuk merr vendim këtu, këtu vendim duhet me marr fshatarët, me e blloku hekurudhën, vetëm kjo na ka mbet”, tha një banor i fshatit Rramanli.
“Do të marrim pëlqim prej Policisë, edhe do të dalim me bllokada, kemi me I vendu traktorat, populli kemi me dal dhe nuk ka tren me kalu”, tha një banor i fshatit Rramanli.
Ndryshe në hekurudhat e fshatit Rramanli, aksidentet mes automjeteve dhe trenave janë të shpeshta dhe me fatalitet. (Fatlum Aqifi, TVM2)
