LSDM: Mickoski dëmton gjuhën maqedonase, pretendon se gjuha është kodifikuar në 1977

11.07.2022 16:16

Pohimet e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski...

Pohimet e liderit të VMRO-DPMNE-së  Hristijan Mickoski, se gjuha maqedonishte është kodifikuar në vitin 1977, jo vetëm që është e turpshme për një politikan por edhe dëmton gjuhën maqedonase, akuzon LSDM.

Social demokratet duke publikuar videon nga praqitja e Liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski në një media serbe, rikujtuan atë se kodifikimi i gjuhës maqedone lidhet me Vendimin e ASNOM-it më 2 Gusht 1944, ku gjuha maqedone bëhet zyrtare, me Vendimin e Prezidiumit të ASNOM-it më 5 Maj 1945 për alfabetin maqedonas dhe së fundmi me miratimin zyrtar të drejtshkrimit maqedonas më 7 Qershor 1945.

“Të pretendosh se gjuha maqedonase është kodifikuar vetëm në vitin 1977, po i shkakton dëm të drejtpërdrejtë interesave kombëtare maqedonase.Tani është edhe më e qartë pse VMRO-DPMNE-ja gjatë 11 viteve të qeverisjes së saj nuk e hapi gojën për gjuhën maqedonase, pse qëllimisht lejoi kolapsin e shumë ligjëratave të gjuhës maqedonase në mbarë Evropën. Mickoski duhet ta lexojë këtë, ta mësojë, që të dij rrënjët e tij” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Mickoski: Pranimi i propozimit francez është fillim i asimilimit

Mickoski për media serbe ka  dhënë edhe arsyet për mospranimin e propozimit francez.

Sipas tij  propozimi nuk ofron fillimin e integrimit evropian maqedonas, por përkundrazi hap negociata të pafundme apo asimilim sipas diktatit bullgar.

I pyetur se a është është forcimi i Ballkanit të Hapur mundësia më e mirë për rrugën perspektive të Maqedonisë drejt hyrjes në BE, pa pranuar propozimin francez, lideri i VMRO- DPMNE-së ka me përgjigje se “Ballkani i Hapur” është një nismë që e mbështesin, por nuk duhet të jetë alternativë ndaj BE-së. (Sanije Kasami, TVM2)