RMV, AEK jep dritë jeshile për rrjetin 5G

11.07.2022 16:36

Maqedonia e Veriut bëhet vendi i parë në Ballkan...

Maqedonia e Veriut bëhet vendi i parë në Ballkan që fut në përdorim rrjetin 5G. Agjencia për Komunikime Elektronike edhe zyrtarisht ua ndau lejet kompanive “Telekomi i Maqedonisë” dhe “A1 Maqedoni” për gjeneratën e pestë mobile – 5g. Aktualisht, siç tha drejtori i AEK-ut, Jeton Aqiku.

“Telekomi i Maqedonisë” tashmë ka mbuluar me rrjetin 5G territorin e 16 qyteteve dhe është duke punuar në pjesën e Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa “A1 Maqedonia” është duke punuar në mbulimin e territorin e Shkupit. Sipas tij, “Telekomi i Maqedonisë” pritet të jetë i pari që do të mbulojë të gjithë territorin e vendit me një rrjet funksional 5G, i cili duhet të jetë 10 herë më i shpejtë se 4G.

Ai hodhi poshtë pretendimet se rrjeti 5g është i dëmshëm për shëndetin, duke thënë se matjet kanë treguar të kundërtën.

“Ne bëmë matje të rrjetit 5G, të cilat treguan se rrezatimi me këtë teknologji është shumë më i vogël se ai i vjetër 4G. Ne si AKE bëmë atë që mundëm, matëm, do të masim dhe do të vazhdojmë të masim për të treguar shkencërisht se nuk ka rrezatim të tillë siç po akuzojnë në rrjetet sociale. Ne do të bëjmë çmos që të informojmë qytetarët se nuk ka nevojë për panik.” – u shpreh Drejtori i AKE-së, Jeton Akiku.

Ai theksoi se nga viti i ardhshëm do të fillojë ulja graduale e çmimeve të roaming-ut dhe trafikut të të dhënave, gjegjësisht internetit me vendet e Bashkimit Evropian dhe shtoi se pret që deri në vitin 2027 të ketë çmime të ngjashme siç është roamingu me vendet e Ballkanit Perëndimor. (Ersan Pajaziti, TVM2)