Covid-19, 520 raste të reja, 137 prej tyre riinfektime
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik....

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 3 ditët e fundit
janë kryer 1.869 testime dhe janë regjistruar 520 raste të reja me COVID-19, Shkupi kryeson me 314 raste të reja, ndërsa në qytetet e tjera të vendit numrat e të infektuarve janë dy shifror.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve positive, 137 janë regjistruar si ri infektime. Gjithsej janë regjistruar 463 pacientë të shëruar.
Gjatë 3 ditëve të fundit nuk është raportuar asnjë person i vdekur. Sipas regjistrit të personave të vdekur me COVID-19, nga Termin Im janë regjistruar katër fatalitete: 2 persona nga Shkupi (67 dhe 83) nga një person nga Ohri (80) dhe Tetova (69).
Të vdekurit janë raportuar në periudhën nga 28.06.2022 deri më 07.07.2022. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.090.703 testime.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 316.219, numri i të shëruarve është 305.239, numri i të vdekurve është 9.335, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.645.
