VMRO-DPMNE, protestat vazhdojnë, të vendosur drejt qëllimit
VMRO-DPMNE akuzon pushtetin....

VMRO-DPMNE akuzon pushtetin për presion ndaj protestuesve duke u shqiptuar dënime për kundërvajtje.
Nga VMRO-DPMNE thonë se ky lloj presioni ka prapavijë politike andaj do të ofrojnë ndihmë ligjore ndaj të gjithë personave të cilëve u është shqiptuar dënimi. Pavarësisht presioneve, populli maqedonas do të vazhdojë të protestojë dhe të kundërshtojë vendimet e qeverisë thonë nga partia e Mickovskit.
“VMRO DPMNE me ekipet e saj ligjore do të ndihmojë të gjithë ata që kanë marrë dënime për kundërvajtje. Dhe ky lloj presioni ndaj qytetarëve protestues do të mbetet i theksuar si presion dhe frikësim i qeverisë për arsye politike dhe për të njëjtën do të ketë përgjegjësi. Asnjë presion dhe asnjë ndëshkim nuk do ta ndalë popullin në synimin e tij të sinqertë për të kundërshtuar këtë qeveri jopopullore.Prandaj, protestat vazhdojnë” – tha Eli Panova nga VMRO-DPMNE.
