Përmbajtja e protokollit RMV-Bullgari, MPJ: Informatat që qarkullojnë janë të rreme

11.07.2022 19:27

Pas publikimit në opinion të një teksti në gjuhën bullgare....

Pas publikimit në opinion të një teksti në gjuhën bullgare si tekst nga përmbajtja e protokollit mes RMV-së dhe Bullgarisë, ka rraguar ministria e jashtme e vendit.

Në reagim mes tjerash thuhet se këto informacione për përmbajtjen e protokollit janë të pasakta, dhe janë pjesë e një nga procesverbalet  mes dy ministrive nga viti 2017, gjatë  periudhës së nënshkrimit të Marrëveshjes për Fqinjësi të mire me Bullgarinë.   

“Një tekst në gjuhën bullgare, i cili përfaqëson një version të vjetër dhe jo të plotë, është publikuar, si pjesë e grupit të ideve të shumta që janë shkëmbyer mes dy ministrive të punëve të jashtme në periudhën e kaluar. Në këtë moment të ndjeshëm, besojmë se publikimi i informatave të këtilla të pasaktë përfaqëson një përpjekje tendencioze për të prishur procesin e konsultimeve të gjera për propozimin francez për heqjen e vetos dhe vazhdimin e integrimit evropian të vendit, i cili aktualisht është në fazën përfundimtare në  Kuvendin Republican. Përmbajtja e Protokollit eventual ndërmjet dy vendeve, si procesverbal i seancës së ardhshme të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, do të harmonizohet përfundimisht  në seancën e vetë Komisionit”, - thuhet në reagimin e MPJ-së.