Maqedoni

Biseda telefonike Osmani - Lipavski: Çekia e gatshme për fillim të negociatave

12.07.2022 12:47

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavski, me ç'rast ka shprehur mbështetjen e tij për përparimin e shtetit në procesin integrues. 
 
Osmani e siguroi bashkëbiseduesin se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është interes i lartë shtetëror dhe prioritet primar i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, ndërsa bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për nevojën e realizimit të shpejtë dhe dinamik të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të sigurohet stabiliteti, qëndrueshmëria dhe zhvillimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në kontekstin aktual të pasigurt gjeopolitik.Në këtë drejtim ministri Lipavski theksoi gatishmërinë për organizimin e shpejtë të Konferencës së parë Ndërqeveritare, pasi Maqedonia e Veriut të miratojë propozimin evropian.
 
Të dy bashkëbiseduesit ritheksuan aspektet kryesore të propozimit të kompromisit, i cili udhëhiqet nga vendi më afër Bashkimit Evropian, duke marrë parasysh interesat shtetërore në drejtim të formulimit të pastër të gjuhës maqedonase; mungesën e çështjeve historike në korrnizën negociuese dhe fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit.