Qeveria planifikon të rrisë taksat, protestuesit bllokojnë urën në Budapest
Protestuesit bllokuan një urë në Budapestin qendror ndërsa parlamenti debatonte propozimin...

Protestuesit bllokuan një urë në Budapestin qendror ndërsa parlamenti debatonte propozimin e qeverisë për të rritur taksat për qindra mijëra biznese të vogla.
Demonstruesit bllokuan trafikun për më shumë se një orë, në shenjë proteste kundër modifikimit të ligjit tatimor, gjë që sipas tyre, e bën edhe më të vështirë mbijetesën për sipërmarrjet e vogla taksapaguese. Të hënën, qeveria dërgoi në parlament amendamentet e ligjit që shtrëngojnë në mënyrë drastike regjimin e taksave që bizneset e vogla kanë përdorur për administrim të thjeshtë dhe norma të ulëta taksash.
Kryeministri Viktor Orban po përballet me sfidat më të mëdha që kur mori pushtetin në vitin 2010, inflacioni më i lartë në 20 vitet e fundit, një kurs rekord i ulët i këmbimit të forintës dhe fondet e ngrira nga fondet europiane për shkak të mosmarrëveshjes për standardet demokratike.
