Mickoski ofertë për deputetët e pushtetit, nëse refuzoni propozimin, nuk kërkojmë zgjedhje
Pasi që Këshilli Qendror i LSDM-së dha dritë jeshile....

Pasi që Këshilli Qendror i LSDM-së dha dritë jeshile në përkrahje të fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë të vendit në BE, VMRO –DPMNE përgaditi ofert për deputetët e pushtetit. Kryetari i kësaj pratie Hristian Mickoski u bëri thirrje deputetëve të LSDM-së që ti thonë jo propozimit francez.
Në këmbim të kësaj Mickoski premton se nuk do të kërkoj zgjedhje dhe do të mbështes mbijetesën e kësaj qeverie, qoftë edhe pakicë vetëm që shteti të mos shantazhohet dhe poshtërohet.
“Deputet të LSDM-së, ju bëj thirrje që të mos u dorëzoheni presioneve të pushtetit dhe të veproni ekskluzivisht sipas ndërgjegjes tuaj. Jini të denjë, të respektuar deputetë të LSDM-së dhe mos u dorëzoni para presioneve të disa udhëheqësve të partisë suaj. Unë dua që diçka të dihet. Qëllimi im nuk është lufta për pushtet të zhveshur, por në radhë të parë mbrojtja e interesave shtetërore dhe kombëtare duke refuzuar një proces që është i dëmshëm për Maqedoninë” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Kaevski: Pushoni së punuari për interesat e të tjerëve
LSDM-ja e refuzoi ofertën e Mickoskit dhe urdhëroi VMRO-DPMNE-në të pushojë së punuari për interesat e të tjerëve.
“Mendoj se Mickoski duhet t'i thërrasë disa deputetë të VMRO-DPMNE-së që të mos bëjnë bllokada dhe pengesa dhe të mos punojnë për qendrat e huaja dhe shtetet që nuk i mendojnë mirë këtij vendi. Le të vijnë në seancë plenare dhe le të diskutojnë dhe ballafaqojnë argumentet dhe në fund të dalin me konkluzione, me të cilat do ta obligojmë Qeverinë, këtë dhe çdo të mëvonshme, në pjesën e zbatimit të procesit për ruajtjen e gjuhës së pastër maqedonase, identitetit maqedonas dhe veçantit historike, arsimore dhe kulturore dhe të njëjtat mos të jenë pjesë pjesë e kornizës negociuese siç është tani” – u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
Nga LSDM thonë se janë gjithmonë të hapur për bisedime me “opozitën dhe të gjitha partitë politike që janë pjesë e Kuvendit” dhe presin që opozita në Kuvend të votoj për propozimin francez pasi shpesh dëgjohen duke thënë se anëtarësimi në BE është i nevojshëm për vendin. (Sanije Duraku, TVM2)
