Maqedoni

Propozimi francez, partitë nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre

12.07.2022 15:00

Subjektet politike të përfaqësuara në kuvend me qëndrime të ndara rreth propozimit francez...

Subjektet politike të përfaqësuara në kuvend me qëndrime të ndara rreth propozimit francez dhe konkluzioneve të cilat pritet t[i miratojë kuvendi. LSDM siguron se në mënyrë shtesë do ta obligojnë Qeverinë që të mbrojë vijat e kuqe, gjuhën,identitetin dhe veçantitë maqedonase. Për VMRO-DPMNE-në me konkluzionet LSDM vetëm se po blen kohë. 
 
“Është e qartë se me LSDM-në jemi në frekuenca të ndryshme, ndërhyrjet tona janë në kornizën e negociatave dhe vërejtjet që kemi për nene të caktuara, ndërsa LSDM-ja padyshim që vetëm po blen kohë dhe po kërkon një formë për të dhënë disa konkluzione që nuk janë të detyrueshme për qeverinë.”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
 
Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike ka bërë një përpilim të konkluzioneve që beson se do të pranohen në debatin parlamentar.
 
“Rreth kësaj çështjeje strategjike, çështje që lidhet me interesat tona strategjike, kombëtare dhe shtetërore duhet të sigurohet një konsensus më i gjerë. Në këtë drejtim, Kuvendi duhet të nxjerrë konkluzione të pranueshme për shumicën e deputetëve, pra për të gjitha partitë e rëndësishme politike të përfaqësuara në Kuvend, përfshirë edhe opozitën.”,- u shpreh Pavle Trajanov nga LD.
 
Informacioni i qeverisë për propozimin e kornizës së negociatave duhet të shqyrtohet në seancë plenare.

NAIM RAMADANI