Botë
Formimi i Qeverisë së re bullgare, Radev: Kriza politike po përkeqësohet
12.07.2022 15:04
Presidenti bullgar, Rumen Radev, në ditët në vijim do t'ia dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë së re, GERB-SDS-së....
Presidenti bullgar, Rumen Radev, në ditët në vijim do t'ia dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë së re, GERB-SDS-së.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Bullgaria sipas Radevit, është në krizë politike e cila po përkeqësohet. Sipas tij, çdo parti politike që ka ambicie për përkrahje publike duhet të tregojë qartë se çfarë zgjidhje ofron rreth mënyrës për daljen nga kriza, cili është qëndrimi i tyre ndaj koalicioneve dhe cilat prioritete dhe programe ka, dhe vetëm atëherë ai do të dorëzojë mandatin e tretë për të formuar qeverinë e re bullgare. Radev komentoi se është mirë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në tetor.
