Komisioni Evropian për propozimin francez: Presim kuvendin ta miratojë dokumentin

12.07.2022 15:14

Institucionet e BE-së presin nga deputetët e kuvendit.....

Institucionet e BE-së presin nga deputetët e kuvendit shtetëror ta miratojnë propozimin francez, i cili jep dritë jeshile për vazhdimin e mëtutjeshëm të rrugës eurointegruese të vendit, thonë nga Komisioni Evropian. Sipas ekzekutivit evropian, unioni ka bërë punën e tij lidhur me gjetjen e kompromisit dhe tani vendimi është në duart e aktorëve politik dhe shoqërisë së shtetit tonë.

“Pozicioni i institucioneve evropiane për fillimin e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut është shumë i qartë. Ajo çka po ndodh tani në Maqedoninë e Veriut është proces i brendshëm konsultativ në lidhje me modifikimin e propozimit francez .U takon shtetit dhe aktorëve politik që t'i mbajnë konsultimet dhe sapo të përfundojnë, kuvendi do të merr vendim. Shpresojmë se Maqedonia e Veriut do të mund t'i fillojë bisedimet shumë shpejt. Propozimi i modifikuar francez u bë publik dhe të gjithë e din për çka bëhet fjalë.”,- deklaroi zëdhënësi i KE-së, Peter Stano.

MPJ e Bullgarisë, notë proteste shtetit tonë

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka dërguar note proteste në adresë të Ministrisë së Jashtme të vendit  në lidhje me manifestimet dhe parullat e shumta, siç thonë,  të drejtuara kundër Bullgarisë në hapësirat publike të vendit.

I quajnë shqetësuese dhe të disfavorshme aktet e këtilla në kohën kur dy shtetet fqinje mundohen të gjejnë zgjidhje për dallimet dypalëshe.

“Është veçanërisht shqetësuese që aktet dashakeqe në hapësirat publike po përshkallëzohen në një kohë kur Sofja dhe Shkupi po kërkojnë në mënyrë aktive një mënyrë për dialog konstruktiv dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme reciprokisht të pranueshme në interes të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rajon. Besojmë se akte të tilla do të bëhen pjesë e së kaluarës dhe dy vendet tona do të arrijnë të hapin një faqe të re në marrëdhënie, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe miqësinë e sinqertë"- thuhet në notën e MPJ-së bullgare. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)