Prokuroria Themelore Publike, aktakuza për incidentet gjatë protestave

12.07.2022 15:25

Prokuroria themelore publike....

Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën kompetente kundër 12 personave, pjesëmarrës në protestat e dhunshme të 5 dhe 6 korrikut.

9 nga të pandehurit akuzohen për vepër penale - Pjesëmarrje në turmë kurse tre persona të tjerë ndiqen penalisht për –  veprën - shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se në protestat e  5 dhe 6 korrikut, nëntë të pandehur kanë marrë pjesë në turmë dhe kanë kryer vepër penale – dhunë para Kuvendit Republikan, ku hodhën gurë, pllaka bekatoni, gjësende hekuri, shenja trafiku, kosha plehrash dhe mjete piroteknike ndaj kordonit të policisë i cili mbronte ndërtesën e Kuvendit.

Si rezultat i dhunës së shfaqur nga disa protestues, një polic është lënduar rëndë, ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe 26 policë të tjerë. Dëmi që i është shkaktuar Kuvendit arrin vlerën prej 576.665 denarë.

Protestuesit kanë dëmtuar edhe pajisje policore. Aktakuzë është ngritur edhe ndaj dy peronave të moshës 18 dhe 26 vjeç, me vepër penale shkaktim të rrezikut për jetën e qytetarëve të pranishëm në protestë.

Sipas prokurorisë, njëri nga të pandehurit ka përgatitur “koktej molotovi” dhe më pas pajisjen e rrezikshme ia ka dorëzuar të pandehurit tjetër, për ta  hedhur tek kordoni policor.

Prokuroria  ndjek penalisht edhe 40 vjecarin, i cili në 6 korrik te Sheshi Skënderbe ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm publik, ku me pistoletë që e ka poseduar me leje, në dy raste ka qëlluar dy plumba në ajër në kohën kur grupi qytetarëve kanë lëvizur  drejt vendit të protestës.

Për shtatë të pandehur të tjerë  gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndërsa për pesë është caktuar masa e paraburgimit.