“Covid-19”, 511 raste të reja në 24 orët e fundit
12.07.2022 15:34
Vazhdon rritja e rasteve të reja të infektimeve me Covid 19.....

Vazhdon rritja e rasteve të reja të infektimeve me Covid 19 në vendin tonë.
Vetëm në 24 orët e fundit prej 1.489 të testuarve kanë rezultuar 511 të infektuar, prej të cilëve 129 janë riinfektime.
Për fat të mirë nuk ka asnjë fatalitet covid në këto 24 orë, por ka dy fatalitete nga “Termini im” me diagnozë covid.
Numri i të shëruarve në këto 24 orë është 264.
Aktualisht në vendin tonë ka 1.889 raste aktive.
Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.
