Shaqiri: Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar, përforcon ndërkulturalizmin dhe dialogun ndërmjet bashkësive

12.07.2022 18:36

Bashkëpunimi ndërmjet shtetit dhe sektorit joqeveritar....

Bashkëpunimi ndërmjet shtetit dhe sektorit joqeveritar është një nga kushtet për zhvillimin dhe përforcimin e ndërkulturalizmit, respektit reciptor dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkësive  në vend.

Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, gjatë nënshkrimit të  Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Nansen-Qendrës për Dialog  nga Shkupi.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është vazhdimësi e bashkëpunimit të suksesshëm me Qendrën për Dialog Nansen, e cila viteve të fundit po zhvillon trajnime dhe udhëtime studimore për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme, me të vetmin qëllim promovimin dhe zhvillimin e ndërkulturalizmit në arsim në Republikën  e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh  Shaqiri.

Qëllimi i këtij Memorandumi është thellimi i bashkëpunimit dhe marrja e masave dhe aktiviteteve për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm profesional të subjekteve edukativo-arsimore  në fushën e ndërkulturalizmit, kontributit në zhvillimin e ndërkulturës strategjike dhe inovative si dhe  qasjet dhe praktikat.