Pakistan, përmbytje katastrofike, ujërat pushtojnë vendin

12.07.2022 19:25

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje....

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe dëme të mëdha në Karaçi të Pakistanit. Rrugët kryesore të Karaçit, të cilat strehojnë institucionet financiare dhe selitë e bankave, u përmbytën dhe ekipet e shpëtimit po përdorin varka për të arritur tek njerëzit e bllokuar.

Shiu prej tre orësh solli 126 milimetra ujë.

Një vdekje është konfirmuar tashmë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 29 që nga fillimi i qershorit.

Në jugperëndim, rreth një duzinë fshatra në distriktin Lasbela u përmbytën pasi lumi Uinder u tejmbush dhe uji vërshoi në shtëpi.

Marina dhe zyrtarët lokalë kanë shpëtuar rreth 500 njerëz dhe administratën lokale nga fshatrat e prekura.

Javën e kaluar 64 vdekje ndodhën në pjesë të ndryshme të provincës Balocistan pasi tetë diga shpërthyen për shkak të përmbytjeve.

Meteorologët parashikojnë më shumë reshje në ditët në vijim.