Dita e nëntë e protestave kundër propozimit francez u zhvillua e qetë

12.07.2022 20:55

Qytetarët janë mbledhur sot, për të nëntën ditë.....

Vazhduan protestat në ditën e nëntë të cilat sonte e ndryshuan kahjen e lëvizjes. Me pankarta në duar me mbishkrim “Ultimatum, jo faleminderit” dhe brohoritje “Maqedoni, asnjëherë e veriut” protestuesit e shprehen revoltën e tyre kundër propozimit francez.

Ato filluan nga Qeveria dhe vazhduan përskaj Sheshit Skenderbeu për të kaluar para MPJ-së ku vazhduan me thirrje për dorëheqje.

Më pas protestuesit u ndaluan para Kuvendit në mënyrë të qetë dhe pa incidente ku adresuan porosinë e tyre.

“Diplomacia nuk është Osmani, diplomaci janë qindra kolegë të përkushtuar të cilët do të mbeten dhe do të kthejnë shkëlqimin e MPJ-së ndërsa Bujari do të shkojë. Ministrat janë gjethe që bien ndërsa diplomacia qëndron e gjallë. Ne kemi historinë tonë dhe identintetin tonë. Ne kemi diçka që na kanë lënë paraardhësit tanë dhe nuk guxojmë që atë ta humbim. Një dokument i tillë, i cili na jepet në këtë mënyrë nuk është në të mirën e Maqedonisë, përkundrazi është një propozim i dëmshëm” – thanë nga Sindikata e diplomatëve të Maqedonisë..

“Këtu varroset zëri i të kaluarës së Maqedonisë, në këtë përmendore të zezë të demokracisë maqdonase i ashtuqujaturi parlament, i cili duhet të bën një verifikim të shpejtë të një historie tjetër” – tha gazetari, publicisti, Dime Ratajkovski.

Protestat paralajmërohen të vazhdojnë nëse nuk  hidhet poshtë propozimi francez. (Leunora Kaliqi, TVM2)