Propozimi francez, Kuvendi nesër në seancë për diskutim e miratim

13.07.2022 09:47

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë....

Parlamenti do të mbajë nesër seancën për miratimin e propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë dhe zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit për vendin tonë, që mban” peng” edhe Shqipërinë.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, deputetëve pritet t’u drejtohet në një fjalim edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Qeveria publikoi tri dokumente nga korniza e negociatave, por jo edhe protokollin dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sic kërkohet me këmbëngulje  nga opozita, e që  duhet  të nënshkruhet në Sofje pas miratimit të propozimit në Kuvendin  Republikan .

Nëse propozimi francez pranohet, në fillim të javës së ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe menjëherë më pas BE-ja do të fillojë negociatat me vendin tonë dhe me Shqipërinë.

Por  hapja e kapitujve do të fillojë vetëm pasi vendi ynë të bëjë ndryshimet Kushtetuese,  duke përfshirë pakicën bullgare, siç parashikohet me propozimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Për të siguruar një shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës, nevojitet edhe përkrahja e opozitës,  por kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se nuk do të mbështesë ndryshimet Kushtetuese.