Qytetarët mund t’i blejnë banesat shtetërore deri më 31 mars

13.01.2015 18:40

Me ndryshimet e reja të Ligjit për Banim vazhdohet afati për dërgimin e kërkesave për blerje të banesave kolektive deri me 31 mars të këtij viti, me qëllim që të përmbyllet procesi i blerjes së banesave që janë në pronësi shoqërore...

Shumica e qytetarëve kanë vështirësi në kompletimin e dokumentacionit, pasi që disa prej banesave janë nënshkruar para 30 viteve dhe nuk mundet që ato marrëveshje të gjenden as në arkiva.

Me ndryshimet e ligjit dhe shtyrjen e afatit do të mundësohet që të gjithë ata që nuk i kanë dokumentacionet deri në afatin e caktuar të dërgojnë një kërkesë deri tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe në bazë të asaj që kanë banesë pa akt të caktuar, ta blejnë.

Në këtë mënyrë parashikohet mundësia që personat të blejnë banesën vetëm me një akt. Me këtë ligj, qeveria do t`i mundësojë më shumë se 300 familjeve të blejnë banesën kolektive ku jetojnë, e për të cilën nuk kanë mundur që të pajisen me pronësi për shkak të mungesës së dokumentacionit.