Botë

“Përvëlohet” Europa, zjarre në shumë shtete, Ballkani më i rrezikuari

13.07.2022 13:26

Termometri në disa pjesë të Europës është ngritur mbi 40 gradë celsius, duke nxitur shpërthimin e zjarreve në Portugali, Spanjë e Francë.....

Termometri në disa pjesë të Europës është ngritur mbi 40 gradë celsius, duke nxitur shpërthimin e zjarreve në Portugali, Spanjë e Francë. 

Në Spanjë të enjten, temperatura pritet të mbërrijë 44 gradë Celsius, e gjatë fundjavës , të rritet edhe më shumë duke shtuar frikën për zjarre të reja teksa aktualisht flakët shkrumbuan 2.500 hektarë tokë në Extremadura. E ngjashme situata dhe në Portugali, ku zjarrfikësit po përballen me zjarret në  Ourem. Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit dhe në Gironde të Francës, ku qindra vetë janë evakuuar, teksa ndërhyrja për të frenuar flakët, duket e vështirë. 
 
Një studim i fundit tregon ndryshime të paprecedente në regjimin e zjarreve në Europë, të lidhura me efektin serë. Ndryshime historike për nga intensiteti, konsiderohen ato në zonën e Mesdheut. Ballkani duket se edhe këtë vit nuk është i përgatitur siç duhet për sezonin e zjarreve, kërcënimin më të madh të verës. Vetëm Greqia deri tani e ka marrë seriozisht situatën e flota e saj e avionëve dhe helikopterëve ujë-mbajtës e kapërcen atë të gjitha vendeve të tjera të rajonit të marra së bashku.