332 raste të reja te gripit

13.01.2015 19:29

Java e parë e vitit 2015 ka regjistruar 332 raste të reja me grip. Kjo shifër rezulton të jetë për 26% më pak në raport me javën e parë të vitit të kaluar...

Këto janë të dhënat e Institutit për Shëndet publik të cilët vlersojnë se kjo gjendje është normale duke pasur parasyshë sezonin dhe ndryshimet e motit.

“Numri i përgjithsëm i personave të sëmurë nga gripi është 2410 raste,në këtë periudhë nuk janë regjistruar raste të vdekjes si pasojë e infeksionit me virusin e gripit,në javën e parë të janarit janë paraqitur rreth 332 raste të reja kjo përkon me 26% më pak se javën e kaluar dhe më pak se javën e kaluar të vitit të kaluar për të njejtën epidemi të gripit” – tha Erjona Shaqiri nga Instituti i Shëndetit Publik.

Pavarësisht nga ulja e shifrave qytetarët e prekur nga gripi duan sa më shpejt të kthejnë shëndetin.

“Në spitalin Kozle e kam pasë  fëmijën  6 ditë tash  e kam  nëpër kontrolle”

“ Tani për tani mirë jam por te tjerët normalisht se po ndikon”

“Normalisht ndikojnë unë për vetë i duroj dhe mirë jam”

“Ndikon në shëndet, kam pasë virus por tani mirë jam” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Mjekët rekomandojnë që qyetarët të kenë kujdes në sidomois në këtë sezonë të shmangin kontaktet me ambijentet e kontaminuara me virus ndërsa për personat që kanë problem me imunitetin dhe ata të moshës mbi 60 vjeç ju sugjerojnë edhe vaksinim. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)