Ribalanci i buxhetit, sërish debate të forta në Kuvend

13.07.2022 14:38

Ribalanci i buxhetit i propozuar nga qeveria....

Ribalanci i buxhetit i propozuar nga qeveria nuk jep zgjidhje për problemet ekonomike të qytetarëve, vlerësojnë nga opozita.

Ata thonë se përderisa një numër i madh i qytetarëve jetojnë në varfëri, në kohë të rritjes së çmimeve, qeveria nuk po rrit  rrogat, por as  nuk po ul  shpenzimet jo-produktive

“Në shtetin tonë sipas analizës së ekspertëve mbi 22% të popullatës është në varfëri të skajshme. E nëse këtij parametri ia shtojmë edhe rritjen e çmimeve, që në periudhën 2021-2022 është mbi 18%, i bie që edhe më tepër rëndojmë standardin e qytetarëve dhe kjo nuk shoqërohet me rritje ekualente të rrogës. Vetë ministri Besimi kur dha ekspozenë tha se rroga është rritur për vetëm prej 8%, që është më pak se dyfishi i harxhimeve që është 18%” – tha Halil Snopçe nga ASH.

“Nëse e shihni dokumentin që mban emërimin ribalanc i buxhetit, mund të konstatoni se ky është një shembull se si nuk duhet të përgaditet një dokument i tillë, sidomos në kohë krizë. Përse? Sepse, po rriten shpenzimet jo-pdokuktive” – deklaroi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Nga pushteti me kundërpërgjigje se në kohë krize, qeveria përmes ribaancit do të mundësoj rritje të rrogave, punësime të reja dhe ndihmë për kompanitë e goditura nga kriza ekonomike.

“Në këtë ribalanc të buxhetit janë paraparë masa shtesë për ndihmë të qytetarëve dhe kompanive për likuiditetin e tyre, edhe atë në vlerë prej 4.7 miliard denarë. Janë paraparë masa shtesë për rritje të pensioneve në bazë të metodologjisë së re të cilën e kemi diskutuar mjaft. Janë paraparë masa shtesë për rritje të rrogave të mësimdhënësve në shkolla fillore dhe të mesme” – u shpreh Bedri Fazliu nga BDI.

Me rishikimin e buxhetit të hyrat janë paraparë 245,8 miliardë denarë dhe janë rreth 6,9 miliardë denarë më të larta se parashikimet fillestare, ndërsa shpenzimet në nivel prej 288,5 miliardë denarë ose rreth 16 miliardë denarë më shumë në raport me projeksionet fillestare për vitin 2022. (Ersan Pajaziti, TVM2)