Maqedoni

Dhuna në familje, viktimat ta denoncojnë, autoritetet të veprojnë

13.07.2022 14:51

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trenceska, në kuadër të fushatës “Ne jemi me ju - së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”...

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trenceska, në kuadër të fushatës “Ne jemi me ju - së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, fton viktimat e dhunës të mos heshtin, t’i paraqesin rastet duhet mundësuar kështu organeve kompetente jo vetëm të dënojnë autorët e dhunës, por edhe të parandalojnë rastet e reja. 

“Të folurit dhe të vepruarit vazhdimisht kundër dhunës me bazë gjinore e forcon luftën dhe na bën edhe më të fortë e më të bashkuar në fitoren e kësaj beteje të rëndësishme dhe fushatat si kjo që po nisim sot janë një kujtesë se të folurit dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete janë armët më të fuqishme për të çrrënjosur të gjitha format e dhunës. Vetëm së bashku  mund ta fitojmë luftën kundër dhunës.”,- tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
 
MPPS ka miratuar Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, dispozitat e të cilit qartësojnë se dhuna nuk mund të konsiderohet çështje private dhe se shteti, përmes politikave gjithëpërfshirëse është përkushtuar në parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës. Ambasadori holandez, Dirk Jan Kopp, kërkoi zbatimin e dispozitave ligjore në praktikë.
 
“Edhe pse e mirëpres miratimin e Ligjit të ri, dispozitat duhet të fillojnë të zbatohen në praktikë dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të të menduarit të njerëzve në Maqedoninë veriore. Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ende shumë e përhapur, nuk do të zhduket brenda natës, por është detyra jonë që këtë çështje ta mbajmë gjithmonë në qendër të vëmendjes.”,- tha ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kopp.
 
Aktualisht sipas MPSS-së,  janë krijuar 13 qendra për gratë viktima dhe fëmijët e tyre, 10 qendra këshillimore të specializuara, tetë qendra këshillimore të specializuara për trajtimin psiko-social të autorëve të dhunës në familje.
 
Fushata “Ne jemi me ju - së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave” është realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në vend.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI

VLORA LATIFI TOPOJANI