Kaluan 5 ditë, familja ka ende shpresa, vazhdojnë kërkimet për Martin Jovanovskin

13.07.2022 15:12

Ekipet greke të shpëtimit....

Ekipet greke të shpëtimit, së bashku me vullnetarë, edhe sot kanë vazhduar kërkimet për 31-vjeçarin, Martin Jovanovski, i cili u zhduk pesë ditë më parë në ujërat e detit Egje, pranë qytetit Posidi në Halkidiki.

Edhe pse afati ligjor prej 72 orësh për kërkim ka përfunduar pas apeleve të familjes dhe në marrëveshje mes MPJ-në sonë dhe asaj greke, kërkimet kanë vazhduar.

Mediat greke raportojnë se në kërkim janë përfshirë dy dronë ajror, një nënujor, njësitë e këmbësorisë së shpëtimtarëve dhe një qen për kërkim.

“Po bëjmë përpjekje mbinjerëzore për ta gjetur djalin dhe për ta kthyer pranë familjes së tij.”,- ka thënë shefi i ekipit të shpëtimit OFKAT.

Në të njëjtën kohë, kërkimet do të vazhdojnë edhe përgjatë bregdetit, në rast se Martini ka arritur  të notojë.

Vëllai i Martinit në profilin e tij në Facebook ka bërë apel deri te qeveria, MPB, por edhe te qytetarët, që të gjendet mënyrë që të vazhdohet edhe më tej më kërkimin e vëllait të tij. Dy të shpëtuarit e tjerë tashmë ndodhën në Maqedoni të Veriut, 25 vjeçari Vasili pardje është lëshuar nga spitali në Halkindiki, ndërsa dje u lëshuar edhe 30 vjeçari, Ivani, i cili qëndroi në ujë për mbi 20 orë. Operacioni i shpëtimit ka filluar të shtunën pasdite, pasi u alarmua se tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut duke festuar ditëlindjen janë futur në det në plazhin Miti në Posidi dhe për shkak të motit të keq u gjendën në situatë të pafuqishme duke u larguar nga bregu.

I pari i shpëtuar u gjet pas dy orëve ndërsa i dyti pas 20 orëve. (Gazmend Kurtishi, TVM2)