Maqedoni

Propozimi francez, Milloshovski: Qeveria të vendosë për dokumentin

13.07.2022 15:31

VMRO–DPMNE konfirmon pjesëmarrjen në seancën kuvendore të së enjtes për debatin mbi propozimin francez...

VMRO–DPMNE konfirmon pjesëmarrjen në seancën kuvendore të së enjtes për debatin mbi propozimin francez edhe pse të njëjtën seancë e konsideron si jo-obligative për kuvendin. Deputeti, Antonio Milloshovski, deklaron se kompetente për votimin ose refuzimin e së njëjtës është qeveria. Megjithatë deputetët e VMRO-së gjatë debatit do të kundërshtojnë konkluzat e propozimit. 

“Qeveria është e frikësuar nga revolti i qytetarëve dhe po mundohet që nëpërmjet kuvendit ta amortizojë çështjen dhe deputetët e shumicës si numër t’i shfrytëzojë si alibi për pranimin e propozimit, për të cilën kuvendi nuk ka kompetencë dhe gjithçka do të kthehet në teatër në kuvend, dhe të njëjtën do ta shfrytëzojnë për diçka që veç më kanë thënë po. Deputetët e VMRO–DPMNE-së me argumente do të shfytyrojnë këtë propozim dhe dëmin e tij dhe do të jenë kundër përpjekjes teatrale, e që qeveria e Kovaçevskit të hënën ose të martën do t’i thonë po këtij propozimi.”,- tha deputeti i VMRO–DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
 
Talevski: Të votohen konkluzat e propozimit
 
Nga LSDM janë të bindur se propozimi francez është bazë e mirë për nisjen e bisedimeve dhe ftojnë të gjithë deputetët në përgjegjësi dhe të votojnë konkluzat e propozimit francez.
 
“Bëjnë regji me protesta të dhunshme me partnerin e tyre anti NATO ‘Të Majtën’. Krijojnë tensione etnike dhe i gënjejnë qytetarët. Ky është i njëjti Hristijan Mickovski, i cili më pak se dy muaj nënçmoi shtetin në kongresin e partive popullore europiane me pranimin e rezolutës që përmbante qëndrime bullgare. Në këtë kongres Mickovski jo vetëm që pranoi rezolutën, por lejoi që shteti ynë, por edhe vetë ai, të pranohet me shkurtesë.”,- theksoi deputeti i LSDM-së, Mile Talevski.
 
Partitë shqiptare përfshi edhe opozitën janë në mbështetje të propozimit francez. ASH opozitare konsideron se Maqedonia e Veriut do të duhet të pranojë propozimin francez, dhe të mos mbetet peng i konflikteve që riciklohen në çdo katër apo pesë vite.
 
MERAL ISMAILI