Tiranë, Rama takon Stoltenberg: NATO të vijojë dialogun me Serbinë
Ndërtimi i një baze detare të NATO-s në Durrës....

Ndërtimi i një baze detare të NATO-s në Durrës ishte një ndër temat kryesore të takimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.
Por, Rama shfrytëzoi rastin për të kërkuar që NATO të vijojë bashkëpunimi me Serbinë, si një nga shtetet e pakta që nuk është pjesë e aleancës. Gjithashtu përmendi edhe përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe.
“Ne besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e cila nuk është pjesë e Aleancës sonë, por ende është pjesë e rajonit tonë. Nga ana tjetër, pata dhe njëherë shansin t’ju them atë që kam përmendur tashmë në Samit, nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë që ky është organizëm konsensual.”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Stoltenberg: Përkrahim që çdo vend të zgjedhë rrugën e tij
Stoltenberg falënderoi Shqipërinë për kontributin në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Rajon e tha se Aleanca i ka dyert e hapura.
“Dera e NATO-s mbetet e hapur dhe përkrahim të drejtën e çdo vendi të zgjedhë rrugëtimin e vet. Mirëpritja e Finlandës dhe Suedisë në aleancë do i bëjë me të sigurta, NATO-n më të fortë botën më të sigurt, kjo është jetike kur përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada.”- u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Rama foli për nevojën e përmbushjes së detyrimeve që Ballkani Perëndimor ka në parandalimin e çdo ndikimi të keq që do ta dëmtonte. (Luljeta Ndoka, TVM2)
