Maqedoni

Siguria e deputetëve dhe legjislativit, Spasovski: MPB do t'i marrë të gjitha masat

13.07.2022 16:08

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasosvski, pohon se deri tek organet e rendit kanë ardhur informacione të rëndësishme....

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasosvski, pohon se deri tek organet e rendit kanë ardhur informacione të rëndësishme që zbardhin strategjinë e organizatorëve të cilët po përgatiten për protesta në ditën kur kuvendi do të debatojë rreth propozimit francez. MPB nuk do të tolerojë që të vihet në pikëpyetje qetësia e rendit publik, ndonjë parregullsi eventuale para Parlamentit, apo në raste më të këqija, të përsëritet 27 prilli, është i prerë Spasovski. 
 
“Kemi disa të dhëna të cilat na tregojnë se çka janë duke përgatitur disa grupacione në kuadër të këtyre organizatave dhe individëve të cilët thirren si organizatorë. Të gjitha këto informacione janë duke u analizuar dhe në varësisht prej këtyre informacioneve, ne si MPB përgatisim planin e veprimit, e cila duhet të sigurojë qetësi tek të gjithë qytetarët.”,- tha ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
 
Sipas Spasovskit, qytetarët të mos lejojnë që të tjerët të vendosin për të ardhmen e vendit. 
 
“Dua t’ua bëj publike çdonjërit që t’i largojnë duart nga Maqedonia e Veriut dhe ne jemi ata të cilët vet duhet të vendosim për ardhmërinë tonë dhe për vendin tonë. Pra, pa marrë parasysh a janë përfaqësues rusë, apo përfaqësues të etnive tjera, ata duhet t’i shikojnë punët e tyre. Por, ajo që vlen të përmendet është se shërbimet tona kanë dhe po shkëmbejnë informacione për ta ruajtur qetësinë e vendit.”,- theksoi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
 
Të dhënat e fundit nga MPB tregojnë se që nga dita e fillimit të protestave, janë të lënduar gjithsej 54 policë, nga të cilët 11 në gjendje më të rëndë.  

FITIM KRYEZIU