Përfaqësuesit e hekurudhave premtojnë zgjidhje, banorët në Rramanli heqin dorë nga protestat
Pas aksidentit të fundit në hekurudhën pranë fshatit Rramanli....

Pas aksidentit të fundit në hekurudhën pranë fshatit Rramanli, kur lokomotiva përplasi një veturë, duke lënduar dy vëllezër, përfaqësuesit e fshatit u takuan me përfaqësuesit e komunës së Kumanovës dhe të hekurudhave, për të kërkuar një herë e mirë zgjidhjen e problemit.
Nga hekurudhat shprehën gatishmëri për ngritjen e nivelit të sigurisë në pikëkalimet hekurudhore, e banorët thanë se tërheqjen nga protestat e paralajmëruara, për t’i dhënë hapësirë bisedave.
“Banorët paraqitën kërkesat e tyre konkrete, drejtori i hekurudhave paralajmëroi se do të marrin për obligim të investojnë në rrjetin ekzistues të komunikacionit aty, në përputhje me dinamikën e tyre për investime, në funksion të ngritjes së nivelit të sigurisë, edhe atë në të tria pikat e kalimit hekurudhor në këtë fshat dhe eventualisht t’i zëvendësojnë shenjat sinjalizuese si dhe të vendoset trahu në pikëkalimin kryesor.”,- deklaroi kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
“Duke e pasur parasysh pjesëmarrjen e faktorëve nga të cilët kërkojmë zgjidhje për këtë problem, na jep shpresë se ky problem do të merr kahje ka zgjidhja definitive e këtij problemi që ne si fshat e kemi. Prej protestave, duke llogaritur se nuk kemi dobi shumë të madhe andaj konstatuam dhe po u japim mundësi bisedave, takimeve të ndryshme në nivele të ndryshme që të gjejmë zgjidhje optimale për këtë problem.”,- tha për TVM2 kryetari i Bashkësisë Lokale – Rramanli, Taxhedin Esati.
Në këto pikëkalime hekurudhore në fshatin Rramanli ndër vite kanë ndodhur aksidente të shumta me fatalitet, kurse i fundit ishte para gjashtë muajsh kur një qytetar humbi jetën. (Fatlum Aqifi, TVM2)
