Botë

Balla - Ahmetoviç: Punohet që javën e ardhshme të nisin negociatat

13.07.2022 16:29

Edhe Shqipëria pret me mjaft interes fundin e debatit në kuvendin e vendit tonë....

Edhe Shqipëria pret me mjaft interes fundin e debatit në kuvendin e vendit tonë. PS është e bindur se javën e ardhshme do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Bashkimit Europian jo vetëm me Shqipërinë, por edhe Maqedoninë e Veriut. Sinjale pozitive për negociatat pret edhe Gjermania. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Adis Ahmetoviç, nga Tirana, paralajmëroi angazhimin e vendit të tij për hapjen e negociatave.
 
“Unë thash me shpresë që brenda kësaj jave një prej detyrave të shtëpisë të planit francez për Maqedoninë e Veriut të përmbushet dhe thirrja ime është që ky parakusht të plotësohet. Gjithmonë ne shqiptarët kemi një fjalë që shpresa vdes e fundit. Ftesa më shumë është për opozitën e RMV që të mbështesin marrjen në kohë të këtij vendimi.”,- tha Taulant Balla nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
 
“Para tre javësh patëm një konferencë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kishim një rast historik që t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave, të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe sidomos Shqipërinë për hapin e ardhshëm në Bashkimin Europian, por ne e humbëm këtë shans historik. Ndaj kjo javë do të jetë historike. Dhe ne si qeveri dhe parlament gjerman do të punojmë që javën e ardhshme Shqipëria të mund të nisë negociatat.”,- theksoi deputeti i Bundestagut, Adis Ahmetoviç.