Botë

Luftimet në Ukrainë, shkon në 47 numri i viktimave në Chasivyar

13.07.2022 16:46

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në një bllok banesash në Chasiv Yar në Donetsk është rritur në 47....

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në një bllok banesash në Chasiv Yar në Donetsk është rritur në 47. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Mbi 40 civilë u plagosën në sulm. Në kohën që në disa qytete luftimet vazhdojnë, banorët pro-rusë në  Lisicansk, qytet i pushtuar nga Rusia, rrëfejnë se jeta në qytete ka filluar të normalizohet pavarësisht që nuk ka rrymë dhe ujë.
 
“Jeta ka filluar të bëhet më e mirë dhe më e lehtë edhe përskaj faktit që duhet të marrim ujë prej diku dhe të mbushim telefonat nëpër gjeneratorët. Jemi furnizuar me ilaçe dhe spitalet kanë filluar të funksionojnë.”,- tha një banore.
 
“Vërtet besoj se Rusia do të na ndihmojë, për t’u kthyer gjërat në normalitet duhen mjete, gjërat të bëhen siç ishin. Sistemi elektrik është shkatërruar i tëri.”,- theksoi një banor.
 
Një marrëveshje në kohë beteje, Ukraina e Rusia takim në Turqi për portet e grurit
 
Pavarësisht luftimeve në terren, marrëveshja për të rifilluar eksportet e drithërave të bllokuara nga Rusia duken të afërta, bisedimet katërpalëshe po rifillojnë, duke rritur shpresat për fundin e bllokimit që ka ekspozuar miliona njerëz në botë ndaj urisë. 
 
“Ne jemi dy hapa larg një marrëveshjeje me Rusinë. Jemi në fazën përfundimtare dhe tani gjithçka varet nga Rusia.”,- deklaroi ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
 
Pjesëmarrësit e tjerë u treguan më pak entuziastë, duke thënë se ende ka shumë punë derisa palët të bien në ujdi të plotë. Më shumë se 20 milionë ton drithë ukrainase janë bllokuar në kapanone në portin e Odesës në Detin e Zi dhe dhjetëra anije janë bllokuar për shkak të agresionit të Rusisë. Marrëveshja për të zhbllokuar eksportet shihet si jetike për sigurinë ushqimore, veçanërisht midis vendeve në zhvillim dhe për stabilizimin e tregjeve.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU