Maqedoni

Covid-19, 411 raste të reja, asnjë fatalitet në 24 orë

13.07.2022 17:25

Në 24 orët e fundit janë kryer 1.153 analiza dhe janë regjistruar 411 raste të reja...

Në 24 orët e fundit janë kryer 1.153 analiza dhe janë regjistruar 411 raste të reja, kryeson Shkupi me 208 raste. Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve, 88 janë ri-infeksione.
 
Nuk është raportuar asnjë fatalitet Covid për fat të mirë. Janë regjistruar edhe 210 pacientë të shëruar, ku sërish kryeson Shkupi me 119. Numri i rasteve aktive në vend është 2.091.