Maqedoni

Nuk u paguan për ditët e grevës, MPPS: Presim publikimin e ndryshimeve ligjore

13.07.2022 17:44

Punonjësit në çerdhet e fëmijëve ende nuk janë paguar për ditët gjatë të cilave ishin në grevë të përgjithshme...

Punonjësit në çerdhet e fëmijëve ende nuk janë paguar për ditët gjatë të cilave ishin në grevë të përgjithshme. Ministrja Trençevska thotë  se punonjësit janë paguar aq sa parasheh ligji në këtë rast, e çdo veprim tjetër do të ishte keqpërdorim i procedurave ligjore. Nga SAShK thonë se po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të shlyer borxhin e mbetur ndaj punonjësve në çerdhe.
 
“Kemi vepruar në bazë të ligjit dhe marrëveshjes kolektive. U është paguar aq sa shkruan në ligj. Çdo pagesë dhe vendim tjetër do të ishte keqpërdorim i imi i një zgjidhjeje të caktuar ligjore që kurrë nuk do ta bëj sepse jam njeri që dëshiroj t’i respektoj ligjet. Punëtorët duhet ta dinë se cilat janë të drejtat e tyre në kuadër të ligjeve dhe marrëveshjes kolektive. U bë një ndryshim në marrëveshjen kolektive me pajtim të sindikatës që t’u paguhej një pjesë e mjeteve… Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe përfaqësuesit e SAShK-ut i nënshkruan ndryshimet dhe plotësimet e marrëveshjes kolektive, përmes të cilave rregullohet pagesa e pagave dhe kontributeve gjatë kohës së grevës. Ndryshimet e marrëveshjes kolektive janë dërguar në Gazetën Zyrtare, presim që të publikohen. Sapo të publikohen ndryshimet vijon procedura e pagesës së pagave në bazë të këtyre ndryshimeve.”,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.