Botë

“Mbylleni gojën, dilni përjashta”, kryeparlamentari u bërtet deputetëve skocezë

13.07.2022 18:03

Një moment tepër i pazakontë është regjistruar në Dhomën e Komunave në Mbretërinë e Bashkuar...

Një moment tepër i pazakontë është regjistruar në Dhomën e Komunave në Mbretërinë e Bashkuar. Kryetari i parlamentit britanez urdhëroi dy deputetë të një partie skoceze që të lënë sallën pasi po bënin shumë zhurmë.
 
Neale Hanvey dhe Kenny MacAskill refuzuan të uleshin pasi po i bërtisnin kryeministrit në dorëheqje Boris Johnson, duke bërë që Sir Lindsay Hoyle t'u thoshte "ose mbyllni gojën ose dilni jashtë". Kjo situatë vijoi më tej dhe kryeparlamentari tepër i zemëruar i kërkoi rreshterit në krah të tij që t’i shoqëronte ligjvënësit jashtë Dhomës së Komunave.