Maqedoni
Bëhen publike numrat 39 të deputetëve nga shumica parlamentare, VMRO-DPMNE: S’janë sekret, populli i paguan
13.07.2022 18:49
Numrat e telefonave të 39 deputetëve të shumicës parlamentare, janë bërë publike në rrjetin social “Twitter”...

Numrat e telefonave të 39 deputetëve të shumicës parlamentare, janë bërë publike në rrjetin social “Twitter”, me diçiturën “Thuaju të mos e tradhtojnë popullin”, e sugjerimin që qytetarët t’u lajmërohen e të ushtrohet presion për të votuar kundër “propozimit francez”. Shumë prej këtyre deputetëve tashmë kanë filluar të marrin mesazhe kërcënuese. Nga Prokuroria thonë se po ndjekin me vëmendje situatën dhe nëse konstatohen elemente të veprës penale do të veprojnë sipas kompetencave ligjore.
VMRO DPMNE, nuk e quan shqetëuese publikimin në këtë periudhë të numrave të telefonave të deputetëve të pushtetit. Thonë se numrave të deputetëve janë publike dhe qytetarët duhet t’i dinë, sepse në fund të fundit është populli ai që paguan faturat e telefonave të deputetëve.
“Numrat e telefonit të të zgjedhurve të popullit nuk janë fshehtësi dhe secili qytetar duhet t’i ketë, sepse ata ulen në Kuvend pikërisht nga vota e popullit.”, thonë nga opozita maqedonase.
Nga LSDM thonë se numrat gjithnjë kanë qenë në dispozicion të qytetarëve por tani po keqpërdoren për të fituar pikë politike.
