Botë
Rrëzohet në det helikopteri zjarrfikës në Greqi
13.07.2022 19:11
Një helikopter që shërben për shuarjen e zjarreve në Greqi është rrëzuar në det pranë ishullit Samos....

Një helikopter që shërben për shuarjen e zjarreve në Greqi është rrëzuar në det pranë ishullit Samos. Në bordin e helikopterit ndodheshin 4 anëtarë ekuipazhi, 3 të huaj dhe 1 grek.
Helikopteri Mi8 mori pjesë në një operacion për shuarjen e një zjarri të madh në Samos. Në rrethana të paqarta u rrëzua në det.
Katër anëtarët e ekuipazhit rezultojnë të zhdukur. Autoritetet greke kanë nisur ndërkohë një operacion të gjerë për gjetjen e të zhdukurve.
Në mediat greke po qarkullon një foto e çasteve të fundit para se helikopteri të rrëzohej, por vërtetësia e fotos ende nuk është konfirmuar.
