Maqedoni

Protestat kundër propozimit francez, Mickoski: Shpresoj që qeveria t’i thotë jo propozimit

13.07.2022 20:21

Para ndërtesës së Qeverisë sonte me moton “Ultimatum, jo faleminderit” filloi protesta e dhjetë kundër propozimit francez...

Para ndërtesës së Qeverisë sonte me moton “Ultimatum, jo faleminderit” filloi protesta e dhjetë kundër propozimit francez. Edhe pse ministri i jashtëm Bujar Osmani, edhe një herë ripotencoi se “Protokolli me Bullgarinë do të publikohet para se të nënshkruhet e në të nuk ka asgjë të diskutueshme”, para MPJ-së protestuesit i shpallën tradhtarë kryeministrin Kovaçevski, ministrin Osmani dhe Zëvendës kryeministrin për eurointegrime, Mariçiq. Para kuvendit edhe një herë u shpalos banderola me foto e deputetëve të shumicës parlamentare.
 
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ende shpreson se në momentin e fundit Qeveria do t'i thotë "jo" propozimit.
 
“Ajo që ofrohet nuk është fillimi i negociatave për Maqedoninë. Për të filluar negociatat duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe ne si parti kemi thënë që kjo nuk do të ndodhë. Unë me shumë përgjegjësi pohoj se VMRO-DPMNE nuk do të votojë për amendamentet kushtetuese, e mendoj se nuk do të votojnë as deputetët e LSDM-së, pasi ta shohin Protokollin që do ta nënshkruajë Bujar Osmani. Jini të qetë dhe apeloni opinionin maqedonas se nuk do t'i mbështesim amendamentet kushtetuese”, tha Mickoski në fillim të protestës. 
 
I pyetur nga një gazetar bullgar se çfarë do t'i thotë nesër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Mickoski me përgjigje: Do i them  se kjo është Maqedonia dhe populli maqedonas me traditën e vet, popull maqedonas që ka kulturën e vet dhe flet gjuhën maqedonase. 
 
Të enjten protesta do të mbahet në orën 12, para fillimit të seancës parlamentare, ku do të diskutohet Informacioni mbi përmbajtjen e kornizës së negociatave të Propozimit.