Propozimi francez para deputetëve, para Parlamentit protesta

14.07.2022 12:11

Propozimi francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian....

Propozimi francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian është sot pika e vetme e rendit të ditës në Kuvend, teksa partitë opozitare po bëhen gati për  protesta para legjislativit. Rruga para Kuvendit është bllokuar për qarkullim.

Para fillimit të seancës fjalim para të zgjedhurve të popullit,  do të kenë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen si dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE dhe E Majta kanë bërë thirrje për protesta gjatë kohës kur  deputetët do të diskutojnë propozimin.

Nga LSDM, thonë se propozimi i fundit evropian siguron fillimin e negociatave me BE-në dhe nuk ndërhyn në çështjet identitare.

Protestat e qytetarëve kundër propozimit francez, të udhëhequra nga opozita maqedonase,  kanë nisur  që nga 2 korriku. Ata pretendojnë se propozimi i modifikuar,  kërcënon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por edhe pse  ende nuk është publikuar Protokolli  dhe për shkak të nenit 12 të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. me Bullgarinë, e cila është futur në Korniza e negociatave për rrugën maqedonase drejt BE-së.

Partnerët e koalicionit qeverisës LSDM dhe BDI, si dhe partitë opozitare parlamentare shqiptare, kanë shprehur mbështetjen e tyre për propozimin.