DOM nuk e mbështet propozimin francez
kKëshilli Qendror i Partisë së Gjelbër DOM ka marrë vendim mbrëmë vonë që të mos e mbështesë propozimin europian për fillimin e negociatave me BE-në.

kKëshilli Qendror i Partisë së Gjelbër DOM ka marrë vendim mbrëmë vonë që të mos e mbështesë propozimin europian për fillimin e negociatave me BE-në.
“DOM mbetet konsistente me qëndrimin se çështjet dypalëshe, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me identitetin, temat historike dhe arsimore, nuk duhet të jenë pjesë e procesit të negociatave. DOM mbetet e përkushtuar për arritjen e qëllimit strategjik – anëtarësimin në BE në përputhje me vlerat evropiane dhe të gjelbra. Në periudhën e kaluar DOM ka pasur një qasje të përgjegjshme dhe konstruktive e cila duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. DOM është veçanërisht e shqetësuar për polarizimin e thellë në shoqërinë maqedonase dhe do të punojë aktivisht për tejkalimin e tij”, njoftojnë nga kjo parti.
