Rusia nuk heq dorë, sulmon sërish ishullin e gjarpërinjve

14.07.2022 13:06

Rusia nuk ka hequr ende dorë nga Ishulli i Gjarpërinjve...

Rusia nuk ka hequr ende dorë nga Ishulli i Gjarpërinjve, i konsideruar një pikë kyçe për kalimin e anijeve në Detin e Zi.

Mbrëmjen e kaluar forcat ruse tentuan të sulmonin sërish ishullin, simbol të rezistencës ukrainase, por pa rezultat.

Predhat e lëshuara nga avionët ranë në det dhe nuk mundën të godisnin objektivat e ushtrisë vendase.

Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi u ndërmorr nga disa avionë Su-27.

Disa ditë më parë, Rusia u largua nga ishulli i Gjarpërinjëve në një lëvizje që e quajti si vullnet të mirë për të mos i lënë justifikim Ukrainës për bllokimin e eksportit të drithërave.

Ndërkohë që Kievi zyrtar deklaroi se rusët u larguan vetëm falë ndërhyrjes së ushtrisë.