Presidenti Pendarovski takon kryetaren e Komisionit Europian
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim.....

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend dhe proceset lidhur me integrimet evropiane.
Presidenti i Komisionit Europian, Von der Leyen, konfirmoi se me konferencën e parë ndërqeveritare që duhet të mbahet së shpejti, nëse pranohet propozimi për kornizën e negociatave, do të fillojnë negociatat konkrete dhe do të fillojë menjëherë procesi i shqyrtimit.
Gjithashtu, me fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, do të fillojë sa më shpejt nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhët tjera zyrtare të Unionit.
Presidenti Pendarovski rikonfirmoi qëndrimin se pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokimin e integrimeve europiane dhe hapjen e fazës së parë të negociatave për anëtarësim, që do të paraqesë një impuls pozitiv për procesin e reformave dhe përparimin e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski theksoi se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe të garantohen nga Bashkimi Europian.
