Futboll

Milan nxiret në fund

14.01.2015 09:45

Milan ka arritur që me golin e holandezit Nigel De Jong, 5 minuta pa përfunduar takimi të sigurojë xhiron e ardhshme të Kupës së Italisë, duke e mposhtur Sassuolon 2-1 në fund...

Rossonerët morrën epërsinë në pjesë të parë përmes një goli të shënuar nga Pazzini, derisa Nicola Sansone barazoi nga penalltia gjysmë ore pa përfunduar ndeshja.
 
Me këtë fitore ekipi i Pippo Inzaghit ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë, derisa aty do të pret fituesin e ndeshjes, Torino-Lazio e cila do të luhet sonte më orën 21.
 
Drejtuesit e Milanit, thuhet të jenë të interesuar të avancojnë sa më shumë në Coppa Italia, për shkak se e shohin si rrugë më të kapshme për të siguruar dalje në Europë stinorin që vjen.