Kriza energjetike, OEM ofron masa, kërkon takim me qeverinë e KRRE
Rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike....

Rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike si dhe paralajmërimet për një krizë eventuale gjatë dimrit, janë sfidat më të mëdha me të cilat po ballafaqohen kompanitë për momentin, thotë kryetari i OEM–së, Branko Azeski.
Ai akuzon qeverinë se nuk ka një politikë të konceptuar për këtë çështje. Thotë se vështirë të dilet nga kjo situatë vetëm me përpjekje për rritjen e kapaciteteve të EVM-së dhe nëpërmjet kursimeve të caktuara.
Asociacioni Energjetik, me kërkesë të këshillit drejtues të OEM-së, ka përpiluar edhe masa konkrete të cilat të hënën do t’i propozohen në një mbledhje urgjente qeverisë dhe KRRE-së.
“Po përpiqet ta bëjë këtë duke rritur kapacitetet e ESM-së dhe duke futur kursime të caktuara, por kjo, sipas nesh, nuk është e mundur, pasi edhe vlerësimi i Shoqatës së Energjisë së Maqedonisë është se kushtet në ESM nuk janë të tilla, as në aspektin e personelit, as teknikisht, as logjistikisht, që të mund ta arrijmë këtë. Pra, nëse në këtë situatë kërkojmë zgjidhje si për ngrohjen ashtu edhe për prodhimin vendas, ESM thjesht nuk mund ta mbështesë këtë kërkesë. Prandaj kërkesat tona janë të përqendruara në kujdes të veçantë ndaj kompanive, duke mos anashkaluar mbështetjen për qytetarët, por me një ndihmë të drejtpërdrejtë të mjeteve financiare të cilët do ta jep për përballje me krizën gjatë sezonit të dimrit, nëpërmjet një politike më ndryshe për në pjesën e dhënies së lejeve për ndërtim dhe aktivizimit të të gjitha kapaciteteve.”,- tha kryetari i OEM-së, Branko Azeski.
Azeski thotë se rritja e mëtejshme e çmimit të energjisë do të jetë një goditje e rëndë për ekonominë. Prandaj apelon që prioritet pas ngjarjeve aktuale politike duhet të jetë energjia elektrike. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
