Shumica parlamentare shpalos konkluzionet, presin që të gjithë deputetët të votojnë pro

14.07.2022 15:56

Partitë politike filluan shpalosjen e propozim-konkluzave......

Partitë politike filluan shpalosjen e propozim-konkluzave me të cilat do të obligojnë Qeverinë se si të sillen në raport me integrimin evropian dhe kontestin me Bullgarinë.

LSDM - e mbështetur nga deputetet e shumicës parlamentare - propozoi konkluzione për mbrojtjen e gjuhës, identitetit, veçorive kulturore dhe historike të popullit maqedonas dhe zbatimin e procesit negociator me BE-në.

Sipas tyre, këto konkluzione duhet të jenë obligative për Qeverinë.

“Obligohet Qeveria që në vazhdimësi t'i përmbahet përcaktimit për respektimin e identitetit, gjuhës dhe çështjeve maqedonase. Merr përsipër që gjuha maqedonase të shënohet pa shtesa dhe fusnota. Gjatë negociatave dhe pas pritjes të mos pajtohet që të diskutohet për zgjidhje tjetër për gjuhën maqedonase nga ajo që thuhet në kornizën e negociatave. Gjuha maqedonase duhet të bëhet gjuhë zyrtare, pa fusnotë. Çështjet dypalëshe, që lidhen me negociatat dypalëshe, nuk duhet të jenë kritere nga të cilat do të varet anëtarësimi në BE.”,- tha kryetari i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

BDI pret që të gjithë deputetët të votojnë për propozimin francez. Sipas tyre, 6 propozim konkluzionet do të jenë vija të kuqe jo vetëm për qeverinë aktuale dhe ato të ardhshme por edhe për BE.

“Do ta obligojmë Qeverinë që të gjitha detyrimet pas miratimit të përfshihen si pjesë e deklaratës hyrëse të RMV-së gjatë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me çka do të sigurohen që konkluzionet e këtij Kuvendi të hynë edhe në procesverbalet e BE-së që në fillim të negociatave, si vija të kuqe të vendit pa të cilat negociatat nuk do të mund të zhvillohen.”,- theksoi kryetari i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi.

Paraprakisht, deputeti Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike, ka dërguar në Kuvend propozim-konkluzionet, si mundësi për të arritur një zgjidhje kompromisi. (Sanije Duraku, TVM2)