Mickovski takon Von Der Laen, VMRO-DPMNE dilema rreth propozimit francez

14.07.2022 16:22

Kreu i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski....

Kreu i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, ka takuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lajen, e cila iu drejtua kuvendit republikan lidhur me propozimin francez dhe zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit.

Në takim Mickovski i ka prezantuar dilemat e partisë që drejton ai lidhur me propozimin francez.

“Dilema që VMRO-DMNE e ka paraqitur në atë takim është nëse sipas dokumentit, gjegjësisht qëndrimit evropian të nenit 11 të BE-së, negociatat i fillojmë menjëherë ose kur të ndryshohet kushtetuta, sepse sipas këtij dokumenti lexojmë se fillimi i negociatave do të jetë pas ndryshimit të kushtetutës. Dilema e dytë është pasi u përmend në fjalim se nuk do të flasim për historinë, por këtë nuk e thotë neni 14-të i njëjtit dokument. Neni 14 thotë të kundërtën, aty thuhet se këto ditë do të nënshkruhet një dokument që quhet protokoll, dhe në atë dokument do të flasë për gjithçka, do të flitet për shekullin e mesëm, për shekullin e 18-19 dhe 20, i kujt ishte Gocee dhe Dame, e kujt ishte kryengritja e ilindenit. Çështja e tretë për të cilën kam dilemë është fjala hyrëse, neni 3, ku thuhet qartë se korniza e negociatave do të përkthehet në gjuhën maqedonase, por pala bullgare do të japë një deklaratë të njëanshme se si e sheh maqedonishten. Se kemi një gjuhë të pastër maqedonase që do të jetë pjesë e kornizës së negociatave dhe dokumenteve nga BE-ja është një gënjeshtër e madhe.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se nuk do të mbështesë propozimin francez dhe se deputetët e saj nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese për të futur bullgarët në preambulë. (Naim Ramadani, TVM2)