Vazhdojnë për të gjashtën ditë kërkimet, ende asnjë gjurmë nga Martin Jovanovski

14.07.2022 17:04

Në hetim marrin pjesë disa mjete të rojës bregdetare greke....

Në Halkidiki, sot për të gjashtën ditë me radhë vazhduan kërkimet për gjetjen e Martin Jovanovskit, i cili u përfshi nga rrymat detare nga plazhi i Mitit, në Poseidi. 31-vjeçari i zhdukur që prej së shtunës, nuk është gjetur megjithë kërkimet e shumta në zonën e gjerë detare.

Në hetim marrin pjesë disa mjete të rojës bregdetare greke, një helikopter, si dhe një mjet tokësor dhe vullnetarë vendas.

Paraprakisht me dron nënujor është kontrolluar edhe  shtrati i  detit në rajonin e zhdukjes dhe dronët ajrorë kontrolluan terrenin e paarritshëm.

Dje në një mision shpëtimi u përfshi edhe  një qen kërkimi, por kërkimi nuk pati rezultat.