“Civil”: Thelbësore të kemi shkëmbime dhe bashkëpunim të vazhdueshëm rajonal

14.07.2022 17:34

Në kuadër të projektit rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe përgjigje në nivel të politikave gjatë krizës”...

Në kuadër të projektit rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe përgjigje në nivel të politikave gjatë krizës”, u mbajt forumi online rajonal “Të drejtat e njeriut dhe qasja në informacione”.

Forumi ka për qëllim të japë kontroll dhe ta theksojë rëndësinë e rolit të të drejtave të njeriut dhe qasjes në informacione gjatë pandemive, duke i theksuar aspektet për mundësimin e aktiviteteve të tilla, si dhe ndarjet e praktikave më të mira lidhur me këtë temë.

Nga Iniciativa Qytetare “Civil” thonë se është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i vazhdueshëm rajonal për komunikime mes vete dhe shkëmbime të përvojave.

“Është thelbësore të kemi shkëmbime të vazhdueshme dhe bashkëpunim të vazhdueshëm rajonal, pasi kontekstet lokale janë shumë të ngjashme shumë të lidhur në varësi të trendeve të ngjashme globale sidomos tani kur ka mënyra të reja dhe ndikime të reja, është e rëndësishme të jemi të lidhur mirë dhe të kemi një hapësirë  të tillë për të  komunikuar me njëri tjetrin.”,- tha Bojana Selakoviq nga Iniciativa Qytetare “Civil”.

“Kur dikush flet për kufizimin e hapësirës civile, pengesat dhe sulmet ndaj lirive civile, zbatimin selektiv të ligjit, njerëzit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht aktivistët civilë, ndihen si në shtëpinë e tyre.”,- u shpreh Simona Mlladenovska nga Iniciativa Qytetare “Civil”.

Në forum morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, institucioneve publike, sektorit privat, donatorëve, komunitetit akademik dhe mediave nga rajoni. Projekti financohet nga “Balkan Trust for Democracy”, një projekt i Fondit Gjerman “Marshall” të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)