Qeveria e re bullgare, tri parti të gatshme për të marrë mandatin

14.07.2022 18:21

GERB-SDS ia ktheu mandatin presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev....

GERB-SDS ia ktheu mandatin presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev. Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-SDS, Desislava Atanasova, ka lexuar një deklaratë me shkrim se nuk do ta ushtrojnë të drejtën e mandatit hulumtues për formimin e qeverisë në Kuvendin e 47 Kombëtar dhe nuk do të propozojnë kryeministër.

Radev nesër do t'i thërrasë të gjitha partitë parlamentare për konsultime për të parë se si e shohin zgjidhjen e krizës politike në Bullgari dhe pastaj do të dorëzojë mandatin e tretë dhe të fundit para se të caktojë, nëse do të ketë, zgjedhje të parakohshme parlamentare.

"BSP për Bullgarinë", "Ka një popull të tillë" dhe "Bullgaria Demokratike" janë gati të marrin mandatin e tretë dhe të përpiqen të formojnë qeverinë e re  Kryetari i grupit parlamentar të partisë më të madhe "Vazhdojmë me ndryshimin" Andrej Gyurov, shpjegoi se ata do të mbështesin bisedimet për programin e miratuar nga partnerët e tyre të koalicionit "BSP për Bullgarinë" dhe "Bullgaria Demokratike".

Sipas Gyurov, nëse mandati i shkon partisë "Ka një popull të tillë",  nuk do të bisedojnë  sepse për ta, Sllavi Tifunov ishte ai që  shkatërroi  koalicionin qeverisës në Bullgari".

Stanislav Balabanov ndërkohë thotë se  nëse presidenti i jep mandatin e tretë partisë "Ka një popull të tillë", do të bisedojnë  me koalicionin “Vazhdojmë me ndryshimin”, por pa liderët e tyre, Kiril Petkov dhe Asen Vasilev.

"Nëse "BSP për Bullgarinë" fiton mandatin e ardhshëm, do të bëhen të gjitha përpjekjet për të pasur një qeveri të rregullt, thotë ndërkohë  Borislav Gutsanov.

Ai kujtoi vendimin e kryesisë së BSP-së për të mos negociuar me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri, si dhe me Prerodbën, sepse pothuajse 70 për qind e votave të tyre në Kuvendin Kombëtar përputhen me votat e GERB dhe DPS.

Gutsanov saktësoi se nëse e marrin mandatin e tretë, do të ftojnë për bisedë partnerët e mëparshëm nga koalicioni qeverisës, por duke iu potencura edhe  gabimet e bëra në gjashtë muajt e qeverisjes së tyre. (Migena Gorenca, TVM2)

Kryetari i grupit parlamentar të “Bullgarisë Demokratike”, Hristo Ivanov, tha se në rast të dhënies së mandatit atyre, BD do të ketë obligim të propozojë formulën për formimin e qeverisë.

Sipas tij, është logjike që kryeministri të jetë nga “Vazhdojmë me ndryshimin”, sepse ata kanë më shumë vota në Kuvendin Popullor. Opozita nga GERB-SDS, DPS dhe nacionalistët ekstremë të "Rilindjes" duan  zgjedhje të parakohshme parlamentare.