Protesta kundër propozimit francez, vezë ndaj legjislativit, arrestohen katër persona
Nën masa të rrepta sigurie, nën brohoritjet “Asnjëherë e Veriut, por vetëm Maqedoni”....

Nën masa të rrepta sigurie, nën brohoritjet “Asnjëherë e Veriut, por vetëm Maqedoni”, u mbajt protesta e paralajmëruar nga opozita maqedonase para Kuvendit kundër propozimit francez, që nisi në kohën kur në Kuvend ishte kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Layen.
Gjatë fjalimit të saj, jashtë kuvendit nisën fyerjet dhe ofendimet në drejtim të Qeverisë për tradhti të interesave të vendit.
“Porosia ime: Të jetojë Maqedonia, poshtë tradhtarët.”,- tha një protestues.
“Vdekje fashizmit, liri popullit!”,- theksoi një protestues.
“Porosia është vet populli, ky popull për kot nuk është ngritur, por ka një hall dhe këtë brengë do ta shndërrojmë në triumf!”,- u shpreh një protestues.
“Nuk kam porosi, thjeshtë po qëndroj këtu dhe ata të cilët po qëndrojnë në shtëpi, le t’ia mendojnë se cila është porosia ime.”,- deklaroi një protestues.
Disa nga protestuesit hodhën vezë në drejtim të godinës së Kuvendit, organet e rendit intervenuan dhe arrestuan katër persona. Protestat do të vazhdojnë sërish në orën 19, jo vetëm në Shkup por edhe në Kumanovë. (Fitim Kryeziu, TVM2)
