Kuvend, nisi debati për propozim konkluzionet, “ Vuvuzele” gjatë fjalimit të kryeministrit Kovaçevski
Nën presionin e borive të cilat shoqëruan fjalimin e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski....

Nën presionin e borive të cilat shoqëruan fjalimin e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, Kuvendi filloi debatin lidhur me përmbajtjen e Propozimit për kornizën negociuese dhe çeljen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Kryeministri në fjalimin e tij tha se propozimi para së gjithash qartë e specifikon gjuhën maqedonase si gjuhë e vetme dhe e pranuar në BE, të gjitha çështjet dypalëshe me fqinjin lindor nuk janë pjesë e kuadrit të negociatave me Brukselin si dhe përcakton mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare menjëherë.
“Thashë “po”, sepse mendoj se ky është një propozim i vetëm europian, zgjidhja më e madhe për momentin por edhe në periudhën e ardhshme, një propozim që ruan vijat e kuqe dhe në të njëjtën kohë mundëson fillimin e negociatave. Shumë njerëz me të drejtë pyesin nëse mund të ishte më mirë, për çdo gjë në jetë mund të jetë më mirë, por në të njëjtën kohë mund të pyesim nëse mund të kishte qenë më keq, përgjigja është e njëjtë dhe të gjitha gjërat mund të shkojnë për keq. Por, nuk dua të flas për gjëra të këqija siç duan disa qendra radikale politike të jashtme dhe të brendshme. Besoj se duhet gjetur gjërat e mira dhe t'i forcojmë siç e mundëson propozimi për themelet tona, gjuhën maqedonase, veçantinë, identitetin historik, kulturor dhe kombëtar. Në fund të fundit, ne kërkuam dhe morëm zgjidhjen më të mirë për këtë.”,- deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Seanca e 81 e Kuvendit, që në fillim nisi me tensione me deputeten e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska, e cila grisi dokumentin dhe kërkoi pushim në mënyrë që, sipas saj, mazhoranca të ketë mundësi të ndryshojë mendje dhe ta kthejë propozimin francez në Qeveri.
“Asnjë dokument nuk do të ketë legjitimitet dhe rëndësi nëse nuk merr nënshkrimin dhe vulën më të rëndësishme, që është nënshkrimi dhe vula e popullit maqedonas.”,- u shpreh Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.
Deputetët duhet të miratojnë konkluzionet, të cilat sipas shumicës parlamentare duhet ta obligojnë qeverinë për të mos shkelur vijat e kuqe e që kanë të bëjnë gjuhën maqedonase, veçantinë, identitetin historik, kulturor dhe kombëtar. (Naim Ramadani, TVM2)
