Ali Ahmeti: Kemi në dorë të ardhmen, TA VULOSIM

14.07.2022 19:52

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti...

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është shprehur se duhet të vuloset e ardhmja Maqedonisë së Veriut drejt Evropës.Ai tha se në këto momente politikanët kanë mbi supe ardhmërinë e vendit si dhe një përgjegjësi të madhe nëse do të shkohet apo jo drejt integrimit.

“Në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit, po ju shkruaj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ku bashkë me kolegët deputetë kemi mbi supe përgjegjësinë madhore për të vendosur se a do të vazhdojë apo jo vendi ynë hapjen drejt rrugës së integrimit. Bashkë kemi ndërmarrë vendime të rëndësishme që u dëshmuan të dobishme për të gjithë ne, prandaj këto ditë le të reflektojmë thellë dhe le të vulosim ardhmërinë tonë evropiane. Evropa na pret”  - shkruan Ahmeti në një status në facebook.